Zvicra do të ketë një ndeshje jo të lehtë përballë Ukrainës në udhëtim. Kjo është ndeshja e parë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga A, Grupi 1, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Vladimir Petkoviq ka publikuar 11-shen më të mirë, ku Granit Xhaka është kapiten dhe njëkohësisht futbollisti i vetëm shqiptar në fushë nga fillimi. Albian Ajeti do të jetë në bankën rezervë.
Sommer është portier, derisa mbrojtja përbëhet nga Mbabu, Elvedi, Akanji, Rodriguez, kurse mesfusha nga: Zuber, Embolo, Xhaka, Sow, Varg dhe në qendër të sulmit Haris Seferoviq.
