Anglia dhe Spanja do të përballen për finalen e Kampionatit Evropian.
Për ndeshjen e orës 21:00, vëmendja është maksimale, teksa në Berlin pritet një numër i jashtëzakonshëm tifozësh.
Të parët që kanë publikuar titullarët kanë qenë iberikët, të cilët nuk kanë bërë ndryshime. Në krahun tjetër, “3 luanët” luajnë me më të mirët.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Dani Olmo, Nico Williams, Morata
Anglia (4-2-3-1) – Pickford: Shaw, Guehi, Stones, Walker: Mainoo, Rice: Saka, Foden, Bellingham: Kane