Shqipëria do të përballet me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në Elbasan, shkruan albinfo.ch.
Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare, ku përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka bërë disa ndryshime.
Debuton për Shqipërinë Egzon Binaku si mbrojtës i majtë, derisa në 11-shen e parë është edhe Enis Gavazaj.
Për kuqezinjtë mungojnë Sadiku, Roshi, Grezda, Abrashi dhe Kukeli.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri
Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz