Janë publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri-Angli, që zhvillohet nga ora 18:00 në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë do të kenë shumë të vështirë përballë Anglisë favorite.
Në vend të Marash Kumbullës së lënduar, do të luajë Frederik Veseli, derisa mesfusha do të përbahet nga Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, kurse dyshja e sulmit do të jetë Cikalleshi-Broja.
Formacionet
Shqipëri: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja
Angli: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Philips, Maunt, Sterling, Kane

