Shqipëria dhe Kazakistani do të ballafaqohen nga ora 18:00, ku kuqezinjtë e kanë të obliguar fitoren.
Për dallim nga miqësorja me Kosovën, Edy Reja ka rikthyer ‘gardën e vjetër’, duke bërë shumë ndryshime, shkruan albinfo.ch.
Në mbrojtje janë Veseli, Ismailaj, Gjimshiti, Hysaj, kurse mesfusha i është besuar Abrashit, Memushajt, Kallakut, Uzunit, derisa në sulm janë Manaj dhe Cikalleshi.
Shqipëria ka pesë pikë në Ligën C të Kombeve në grupin e saj, kurse Kazakistani katër.
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismailaj, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni, Manaj, Cikalleshi