Spanja dhe Shqipëria kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet sonte.
Dy kombëtaret takohen me fillim prej orës 20:45 në xhiron e parafundit të Grupit G kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, me kuqezinjtë që synojnë befasinë.
Në formacion të parë është kthyer edhe mesfushori Taulant Xhaka.
Formacionet:
Spanjë: De Gea, Odriozola, Ramos, Pique, Alba, Niguez, Silva, Isco, Thiago, Koke, Rodrigo.
Shqipëri: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Ledian Memushaj, Azdren Llullaku, Ivan Balliu, Taulant Xhaka, Hysen Memolla, Eros Grezda, Arlind Ajeti, Ergys Kaçe.