Sfida e parë e Zvicrës do të jetë ndaj Bullgarisë, nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Për Zvicrën nga fillimi do të luajnë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Në këtë grup janë edhe Italia, Irlanda Veriore dhe Lituania. Nga grupi vendi i parë kualifikohet direkt, derisa vendi i dytë në Play-off.