Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistanit.
Kombëtarja shqiptare do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dërmaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë.
Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00 në Lituani. Të katër Kombëtaret në këtë grup kanë grumbulluar nga katër pikë, përcjell albinfo.ch.
Formacionet
LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.
SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.