Anglia dhe Zvicra do të përballen në një miqësore që fillon nga ora 19:00.
Nga minuta e parë për Zvicrën do të jenë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse Andi Zeqiri në bankën rezervë, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se pas tri ditësh, të martën, Zvicra e pret Kosovën në një ndeshje tjetër miqësore.
Kjo sfidë zhvillohet më 29 mars, nga ora 18:00 në Cyrih dhe interesimi i diasporës është i madh.