Skip to content

Forcohet euro

Euro forcohet për të tretën herë, pas një seri sondazhesh të biznesit evropian me perspektiva më të forta për rritjen ekonomike në rajon, përcjell albinfo.ch. Euro u rrit 0.2 për qind kundrejt një dite më parë, në 1.1847 dollarë dhe nuk largohet shumë për një muaj nga kulmi i 1.1862 dollarëve javën e kaluar. Ndërkohë, […]

Euro forcohet për të tretën herë, pas një seri sondazhesh të biznesit evropian me perspektiva më të forta për rritjen ekonomike në rajon, përcjell albinfo.ch.

Euro u rrit 0.2 për qind kundrejt një dite më parë, në 1.1847 dollarë dhe nuk largohet shumë për një muaj nga kulmi i 1.1862 dollarëve javën e kaluar.

Ndërkohë, dollari ka ulur humbjet pasi regjistroi rënien më të madhe në pesë muajt e fundit, duke qenë se investitorët kanë reduktuar rolin dhe perspektivën e rritjes së normës së interesit për vitin e ardhshëm në SHBA, në bazë të procesverbalit nga mbledhja e kaluar monetare e Rezervës Federale.

Indeksi i dollarit ishte poshtë 0.1 për qind kundrejt shportës së monedhave 9.15 pikë, pas rënies nga 0.8 për qind, rënia më e madhe ditore që nga qershori.