Lista kryesohet nga themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, pasuria e të cilit në mesin e shkurtit kishte vlerën neto prej 75 miliardë dollarësh. Në vend të dytë është spanjolli Amancio Ortega, me pasurinë me vlerën e 67 miliardë dollarëve. Ai e ka vënë pasurinë me biznesin e tij në industrinë e veshjeve. Ortega është […]
Lista kryesohet nga themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, pasuria e të cilit në mesin e shkurtit kishte vlerën neto prej 75 miliardë dollarësh.
Në vend të dytë është spanjolli Amancio Ortega, me pasurinë me vlerën e 67 miliardë dollarëve. Ai e ka vënë pasurinë me biznesin e tij në industrinë e veshjeve. Ortega është edhe themeluesi i firmës Zara, që ka dyqane në vende të ndryshme të botës.
Investitori amerikan, Warren Buffet, është i treti në listën e më të pasurve të botës, me një pasuri me vlerën neto 60.8 miliardë dollarë.
Gruaja më e pasur e botës është Liliane Bettencourt, themeluesja e kompanisë së prodhimeve kozmetike L’Oreal. Ajo ka 36,1 miliardë dollarë.
Miliarderët janë ndarë edhe sipas moshës. Miliarderi më i ri është investitorja norvegjeze, Alexandra Andresen, e cila në moshën 19-vjeçare ka 1,2 miliardë dollarë. Në mesin e 1,810 më të pasurve të botës, ajo është në vendin e 1,476.
Ndërsa miliarderi më i vjetër është David Rockefeller Sr., që e ka vënë pasurinë me biznesin e tij me naftën dhe bankat. Në moshën 100-vjeçare ai ka një pasuri me vlerën e 3 miliardë dollarëve dhe renditet në vendin 569 në listë.
Lista e më të pasurve në botë:
Bill Gates
Amancio Ortega
Warren Buffet
Carlos Slim
Jeff Bezos
Mark Zuckerberg
Larry Ellison
Michael Bloomberg
Charles Koch
David Koch
Lista e femrave më të pasura në botë:
Liliane Betterncourt
Alice Walton
Jacqueline Mars
Maria Franca Fissolo
Susanne Klatten
Laurene Powell Jobs
Abigail Johnson
Charlene de Carvalho Heineken
Iris Fontbona
Massimiliana Landini Aleotti