Fondi Humanitar i Kosovës Lindore në Zvicër ka dhuruar pajisje spitalore për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, raporton albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale. Ky Fond Humanitar vepron që 20 vjet dhe ndihmat nuk kanë munguar asnjëherë në veprimtarinë e saj 20-vjeçare dhe janë të njohura për opinionin e duke fituar besim.
Kështu ka ndodhur edhe besimin e Shtëpisë së Pleqve “Alters- und Pflegeheim Krone” në Rehetobel të Zvicrës me në krye, Andreas Zuberbühler, ku fondi është fituar me ndërmjetësimin e Skënder Memishit.
Drejtuesit e Fondit, Arsim Ramizi, Skënder Destani dhe Skënder Memishi u kujdesën menjëherë për gjetjen e një depoje (depoja e firmës Arsim Ramizit) të përkohshme dhe transportit deri në të.
Me angazhimin e të lartpërmendurve po shihen mundësitë për organizimin e transportit sa më të shpejt për vendlindje, ku do të përfitojnë shtëpitë e shëndetit dhe njerëz me nevoja të veçanta.