Fondacioni Lumbardhi ka shpallur thirrjen për pjesëmarrje në Kampin e Dixhitalizimit dhe Arkivimit, një mundësi unike për të rinjtë dhe studentët e moshës 15-25 vjeç nga diaspora për t’u thelluar në botën e kujtesës personale e kolektive përmes arkivimit dhe dixhitalizimit. Kampi do të mbahet nga data 19 deri më 21 korrik 2023, në fshatin piktoresk Zym të Hasit të Prizrenit.
Kampi i Dixhitalizimit dhe Arkivimit është një punëtori gjithëpërfshirëse që fokusohet në bazat e arkivimit, digjitalizimit, kërkimit dhe interpretimit. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri thelbësore në teknikat e arkivimit dhe dixhitalizimit ndërsa zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore dhe interpretuese.
Kampi është një iniciativë e Fondacionit Lumbardhi, që synon përfshirjen e diasporës në programin e Arkivit Publik dhe krijimin e Diasporës Dixhitale, një
hapësirë e dedikuar për ruajtjen e materialeve personale për pasurimin e kujtesës kolektive dhe forcimin e lidhjes me Kosovën.
Fondacioni Lumbardhi do të mbulojë të gjitha shpenzimet, përfshirë udhëtimin, ushqimin dhe akomodimin për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
Të gjithë të interesuar mund të aplikojnë në këtë lidhje deri me 14 korrik në linkun më poshtë: LINKU