Fluksi i bashkatdhetarëve që udhëtojnë nga diaspora drejt Kosovës po reflekton edhe në kolonat në hyrje të Kosovës në pikëkalimet kufitare, raporton albinfo.ch.
Kësisoj aktualisht pika më e ngarkuar është në Merdar, aty ku pritjet shkojnë deri në 3 orë për të hyrë në Kosovë.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 2 orë.