Temperaturat e larta që kanë mbajtur këtë vikend kanë bërë që shumë kosovarë tia mësyjnë bregdetit shqiptar.
Dogana në Morinë njofton se në orët e para të ditës së sotme është vënë re fluks i madh i automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri.
Kolona e automjeteve kane qenë të gjata deri në Vërmicë.
Autoritetet tregojnë se mbi 5 mijë vetura kanë kaluar pikën kufitare të Morinit deri në mesditë.