Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT) në Florida, SHBA, do të prezantojë Shqipërinë, kulturën, zakonet dhe artin popullor shqiptar në edicionim e 47 të Festivalit Folklorik Internacional në St. Petersburg. transmeton albinfo.ch.
Nga data 20-22 tetor zhvillohet Festivali Folklorik Internacional i 47 në St Petersburg. AHFT si anëtar i SPIFFS do të ngrenë tendën dhe do të prezantojë Shqipërinë, kulturën, zakonet e artin popullor shqiptar në këtë festival. Festivali zhvillohet në datat 20-21 tetor 2022, nga ora 9-3, ku vizitohet nga nxënësit e shkollave dhe në datën 22 nga ora 10-18 nga publiku. Nevojiten urgjentisht vullnetarë për të prezantuar Shqipërinë tek të gjithë ata që vizitojnë tendën e saj. Të gjithë anëtarët e komunitetit shqiptar në Tampa Bay janë të mirëpritur të ndihmojnë e marrin pjesë në këtë event si vullnetarë (veçanërishr për datat 20 dhe 21 tetor) në tendën e Shqipërisë ose me donations. Faleminderit!
Albert Whitted Park, 480 Bayshore Dr S, Saint Petersburg, FL 33701





