Futbollisti që së fundi i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës është mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili në edicionin e fundit u aktivizua me Huddersfieldin në Premierligën e Anglisë.
Hadërgjonaj, i cili luan si mbrojtës i djathtë, është aktivizuar edhe me grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Zvicrës, ndërkohë që një ndeshje miqësore e ka luajtur edhe me Zvicrën A.
Hadërgjonaj ka publikuar një lajm së fundmi në rrjetin social Instagram, duke njoftuar se Zvicra ia ka dhënë lejen që të aktivizohet me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Hadërgjonajt nuk i kanë munguar urimet e shumta nga kolegët e tij, e njëra nga urimet ka qenë edhe e Xherdan Shaqirit.
Ai i ka uruar Hadërgjonajt shumë suksese dhe shëndet, e suksesin e tij e ka quajtur shumë të merituar.
Kujtojmë që vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdin Shaqiri, është edhe menaxher i tij.