Në shumë shtete të botës ka filluar vaksinimi kundër virusit Covid-19. Shtetet që tashmë kanë autorizuar vaksinën janë Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Këto dy shtete kanë filluar dhënien e vaksinave më shumë se një javë. Mes personave të parë që kanë bërë vaksinën antiCovid në Amerikë është edhe një shqiptar.
Arjet Gega është mjek i sëmundjeve infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it.
Në një intervistë për Top Channel, ai tregoi se u vaksinua si pjesë e planit të Qeverisë Federale për punonjësit e shëndetit që janë në kontakt me pacientët me Covid-19.
Duhet theksuar se Gega thotë se nuk kishte asnjë pikëpyetje për të bërë vaksinën dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë kundër vaksinës, që të mos kenë asnjë mëdyshje. /Albinfo.ch