“Varrimi bëhet sot në orën 1, por ajo nuk di gjë. Kemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike.
Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.
Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët s’na thonë diçka konkrete, duhet të presim, thonë”, tregon ajo.
Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot. Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën dhe i kanë thënë se është mirë do ta sjellin mjekët. Ndërsa djali tjetër i Manjolës që është në spital nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.