Dasmorët kanë qëlluar nga dy krahina të ndryshme të Turqisë dhe kanë pasur një problem ‘serioz’, nuk kanë mundur të merren vesh rreth muzikës me cilën kanë të vallëzojnë.
DJ-ja është përpjekur t’ua plotësojë të dy palëve dëshirën, por nuk ia ka dalë dhe situata ka eskaluar, në përleshje kanë fluturuar karrige e grushte, derisa policia ka ardhur t’i ndajë.
Fqinjët kureshtarë e kanë xhiruar të tërën dhe e kanë postuar një video, e cila tash po e përshkon botën.
Nga tërë kjo rrëmujë, dhëndri e nusja janë tërhequr me elegancë, duke e lënë rrëmujën prapa.
https://www.youtube.com/watch?v=tK2p0rHt_Fc