Flamuri kosovar ka valuar në Uzbekistan pasi Kosova në garat e xhudos doli me dy medalje të arta e një të argjendtë.
Tri finalistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Xhakova dhe Distria Krasniqi triumfuan në garag “Grand Prix”.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në peshat48 kilogram me 700 pikë.
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në peshat 52 kilogram me 700 pikë.
Nora Gjakova fitoi medalje të argjendtë në peshat 57 kilogram me 490 pikë.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe trajneri Driton Kuka në një postim në facebook.
“Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot!
#tokyo2020”, ka shkruar Kuka.