Diaspora shqiptare në Illinois të SHBA-së do të organizojë një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit për Festën e Pavarësisë së Kosovës, më 14 shkurt, në Daley Plaza, Chicago, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se është bërë traditë tashmë, Komuniteti Shqiptaro – Amerikan në Illinois do të mbajë një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit së Kosovës.
Në këtë ceremoni gjithmonë bashkangjiten në mënyrë natyrale të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare që veprojnë në Illinois. Ceremonia e ngritjes të Flamurit do të mbahet në 14 shkurt, ora 11:59 në Daley Plaza, Chicago.
Po ashtu ky komunitet ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë dhe të jeni të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë për të gjithë shqipëtarët. /Albinfo.ch.