Flamujt shqiptarë dhe ata të klubit italian, Napoli, mund të shiheshin në tribunat e stadiumit Neufeldstadion të Bernës dje pasdite. Sigurisht, adhuruesit e Shaqirit, Behramit, Xhakës, Xhemailit e Mehmedit po bënin punën e tyre…
Lojtarët e kombëtares zvicerane, nën drejtimin e trajnerit Hitzfeld po i bënin stërvitjet e tyre në prag të ndeshjes së nesërme kundër kombëtares së Argjentinës, shkruan blick.ch. Në stërvitje kanë qenë edhe lojtarët e përmendur shqiptarë.
Ndeshja testuese kundër Argjentinës luhet të mërkurën duke filluar nga ora 20.30 në Stade de Suisse Wankdorf. Atëherë, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Messin. Ndërsa me të dhe me argjentinasit tjerë do t`i matin forcat lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës.