Edhe kjo ndodh në Zvicër. Gjatë ceremonisë së ndarjes së kupës për FC Baselin, në këmbim të medaljeve, ministri zviceran i mbrojtjes dhe sportit, Ueli Maurer ka marrë flakaresha nga futbollistët kampionë të Zvicrës.
Teksa Maurer po ndante medaljen për Alex Frei, në anën e pasme të kokës fiton një flakaresh nga futbollisti Aleksandar Dragoviç . Në video shihet ministri duke dyshuar në Xherdan Shaqiri, të cilit vetëm i buzëqesh. Flkaresha përsëritet.
Por, shihet qartë se kjo e ka bërë nervoz ministrin.