Këngëtarja e muzikës klasike, Flaka Goranci, në bashkëpunim me ansamblin “Dielli” do të promovojnë cd-në “Albanian flowers”(Lulet shqiptare) në Zvicër.
Pas një rrugëtimi nga Tirana, Prishtina dhe Gjakova promovimi do të përmbyllet në Cyrih të Zvicrës më 6 dhjetor.
Goranci është gjakovarja e dytë pas violinistit të njohur, Shkëlzen Dolit, që është pjesë e Filarmonisë së Vjenës.
Koncerti mbahet në Volkshaus „Weisser Saal“ nga ora 18:00 në Cyrih.
Më shumë detaje:
https://www.facebook.com/events/1625192294364921/
https://www.facebook.com/events/1625192294364921/