Ishte me fat personi nga Franca që ka fituar 235,7 milionë franga në Euromillions të zhvilluar të martën. Ky është një nga jackpot-et më të mëdha të realizuar ndonjëherë në këtë lojë të njohur evropiane të fatit.
Numrat fitues ishin: 24, 31, 34, 41 dhe 43, ndërsa numrat “yll” ishin 6 dhe 8.
Sipas njoftimit të kompanisë Swisslos, fituesi ose fituesja jeton në Francë. Për shortin e radhës të premten, çmimi i madh rifillon me një jackpot prej 16 milionë frangash.
Euromillions është një lojë ndërkombëtare që zhvillohet në 12 vende evropiane, përfshirë edhe Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.