Kosova është mundur nga Spanja me rezultat 0:2 në Prishtinë, duke mbetur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve, shkruan albinfo.ch.
Dardanët kishin disa raste të mira shënimi, por nuk shfrytëzuan rastet dhe kjo i kushtoi shumë. Fornals dhe Torres shënuan për spanjollët.
Ndërkohë, Shqipëria ka triumfuar bindshëm 5:0 përballë San Marinos, dhe ka grumbulluar 12 pikë.
Për kuqezinjtë shënuan Manaj, Laçi, Hysaj, Broja dhe Uzuni.