Zvicra nga sot e ka edhe një milioner të lotarisë. Mbi 17 milionë franga i ka fituar një person fatlum ose fatlume nga pjesa frankofone e Zvicrës në tërheqjen e sotme të Lotarisë së Zvicrës, Swisslos. Tiketa e lotos është blerë në La Chaux-de-Fonds të Kantonit Neuchatel, shkruan albinfo.ch.
Ai i ka qëlluar të gjithë gjashtë numrat e rregullt dhe një numër plus (të fatit) që kanë qenë: 5, 8, 14, 26, 33, 41 (3) dhe ka fituar saktësisht 17 milionë e 138.941 franga.
Kjo është një ndër shumat më të mëdha të fituara ndonjëherë në lotari, në Zvicër.