Suedia regjistroi fitoren e 53,4 milionë eurove (60,4 millionë dollarë), si rekordin kombëtar në një lotari europiane, deklaroi sot kompania suedeze e lotarisë shtetërore.
“Shuma e fituar të premten ishte më e madhja e arritur ndonjëherë në Suedi”, sipas kompanisë “Svenska Spel”.
“Është me të vërtetë një çmenduri”, tha në një deklaratë Pierre Jonsson, zëdhënësi i “Svenseka Spel”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ai verifikoi fitoren, por nuk tha nëse lotaria ishte fituar nga një person i vetëm apo ishte ndarë mes disa personave që ishin pjesë e shortit.
“EuroJackpot”-i është krijuar në vitin 2012 dhe mund të luhet në 18 shtete nga Islanda në Slloveni.