Kosovën do ta përfaqësojnë nxënësit e shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Raesa Nikshiqi, Ardi Loxha dhe Albana Hajdini.
Ata, nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së, janë duke e ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global.
Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës.
Ata do të sfidohen me njëri-tjetrin për nga dizajnimi dhe programimi i robotit, idetë dhe kreativiteti në fushën e teknologjisë, inxhinierisë e matematikës.
FIRST Global zhvillon gara me profile të larta robotike ndërkombëtare, të dizajnuara për zgjidhjen e sfidave kryesore globale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë garë edhe Kosova do të përfaqësohet nga të rinjtë që janë të frymëzuar për të zgjidhur sfidat globale të kësaj natyre.
Në fund të garës, FIRST Global Challenge do të ndajë çmime të ndryshme për fituesit, si dhe do të ndahen edhe medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat botërore.
Sfida e garës së sivjetme në FIRST Global Challenge do të jetë mbrojtja e oqeaneve.