Ambasadorja e Kosovës në Suedi që mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe shtetet baltike, Shkendije Geci, është shprehur e pikëlluar me tragjedinë e djeshme, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Me anë të një postimi në “X”, ajo u shpreh ngushëllime familjes.
“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështjetje dhe ngushëllime të përzemërta të gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, një 12-vjeçar mëngjesin e së martës ka plagosur tre nxënës të shkollës, ku dhe ai vetë vijonte mësimet.