Për herë të parë regjisori i njohur Robert Budina do të jetë në Essen, në kinemanë Eulenspiegel për të prezantuar filmin e tij më të ri: STREHA MES REVE.
“Ju ftojmë të shikoni këtë film dhe të bashkëbisedoni direkt me regjisorin Budina në sallë për filmin dhe të ndani me të përshtypjet tuaja”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, shkruan albinfo.ch.
Biletat blihen direkt në kinemanë Eulenspiegel. Për të perfituar biletën me çmimin preferencial prej 7 Euro, lutemi jepni kodin: IDEAL Freunde. Miresevini.