Gjykatësi Percy Andersons ka përjashtuar mundësinë e padisë kundër regjisorit të njohur, Guillermo del Toro, për vjedhje të skenarit nga dorëshkrimi Let Me Hear You Whisper nga Paul Zindel.
I biri i skenaristit e ka akuzuar del Toron dhe studion Fox Searchlight, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë film në muajin shkurt, duke thënë se ngjashmëritë mes filmit dhe skenarit të kahershëm janë identike.
Por gjykatësi vendosi se, në fakt, këto dyja kanë vetëm premisa bazë.
Filmi i Del Toros ka fituar 4 çmime Oscar këtë vit në mars, e ngjarja zhvillohet rreth një pastruese shurdhmemece, e cila dashurohet në një krijesë uji.