John Malkovich do të duhej të aktronte producentin famëkeq, Harvey Weinstein, në filmin e ri, që po përgatitet, por tha se kjo mund t’i trazojë njerëzit.
Filmi ‘Bitter Wheat’ është duke u shkruar nga fituesi i shpërblimit ‘Pulitzer’, David Mamet, i cili do të jetë edhe regjisor. Premiera e filmit do të duhej të mbahej në qershor në Londër.
“Është një farsë e zezë rreth një biznesmeni shumë të madh e të keq mediatik”, tha Malkovich. Shumë gra e kanë akuzuar këtë gjigant medial për sulme e abuzime seksuale, derisa akuzat çuan në atë që sot njihet si lëvizja ‘Me Too’.
Malkovich shtoi se Weinsteini ishte pika fillestare e filmit dhe reagim i të gjitha lajmeve që dolën për të.
“Natyrisht se mund t’i shqetësojë njerëzit, të cilët kanë përjetuar trajtimin që përmban ky film”, tha ish i nominuari për ‘Oscar’, duke shtuar se shumëkujt mund të mos i pëlqejë.