Në festivalin e filmit «Zuger Filmtage» mbrëmë u zhvillua «Award Night», ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues. Ky festival kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi «Ninullë», i regjisorit të ri shqiptar nga Zvicra, Adrian Asllani.
Në këtë mbrëmje, filmi «Ninulllë» u nderua me tri çmime. Me çmimin e publikut për Filmin më të mirë, me çmimin e Kamerës më të mirë dhe me çmimin special të Jurisë së të rinjve.
Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi, i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore.



