Pasi ka hyrë në garë për Çmimin “Oscar”, “Home Sweet Home” është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, shkruan albinfo.ch.
Filmi “Home Sweet Home” i producentit Trim Musliu dhe regjisorit Faton Bajraktari, po vazhdon të shfaqet në festivalet më të mëdha botërore të filmit.
Producenti Musliu dhe regjisori Bajraktari ishin të nderuar me prezantimin e filmit të tyre në Festivalin e Kajros, ndërsa kanë falënderuar ambasadorin e Kosovës dhe Shqipërisë në Egjipt, Beqir Ismaili dhe Eduard Sulo si dhe Drejtorin e Festivalit të Filmit të Kajros, Ahmed Hassouna, që ishin të pranishëm në shfaqjen e filmit.
“Home Sweet Home” më parë është shfaqur në disa festivale të filmit në Evropë dhe rajon.