Filmi “Nëntori i ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës, ka rrëmbyer edhe një çmim tjetër, këtë herë në Festivalin e Filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
“Cold Novemeber/Nëntori i Ftohtë nga regjisori Ismet Sijarina triumfon në GoEast Film Festival duke rrëmbyer Çmimin Mirënjohje Speciale të Jurisë. Të pranishëm në këtë ceremoni, çmimin e kanë pranuar regjisori Ismet Sijarina dhe producenti Fatmir Spahiu”, kanë njoftuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, me ç’rast kanë uruar për çmimin që ka fituar filmi.
“Lajmi i mrekullueshëm nga Gjermania: Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë” Fiton Çmim Special në Festivalin e Filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë! Urime në emër të Misionit të Republikës së Kosovës në Gjermani”, kanë shkruar nga ambasada.
