Filmi “Crazy Rich Asians”, ku të gjithë aktorët janë me prejardhje aziatike, është renditur i pari, sa u përket përfitimeve nga shitja e biletave në kinematë amerikane. Sipas vlerësimeve, ky film ka fituar 25 milionë dollarë.
“The MEG” u rendit i dyti, me 13 milionë dollarë përfitime. Në vendin e tretë u rendit filmi “The Happytime Murders”, me regji të Brian Henson, me 10 milionë dollarë përftime.
“Mission Impossible: Fallout” me regji të Tom Cruise, arkëtoi vetëm 8 milionë dollarë, duke u renditur i katërti. E, lista prej 5 filmave më të ndjekur mbyllet me prodhimin e Disneyt, “Christopher Robin”. Ky film ka arkëtuar 6.3 milionë dollarë.