Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka realizuar një operacion të rrallë që ishte i pari në QKUK ku tek një pacient i moshës 70 vjeçare kanë bërë zëvendësim të valvules aortale me valvule biologjike të krijuar nga perikardi bovin.
“Operacionet e tilla mundësojnë që pacientet të jetojnë pa terapi anti-koagulantë. Ato zakonisht vendosen tek pacientët të cilët kanë rrezik nga koagulopatit, tek femrat e reja të cilat mendojnë të krijojnë familje, tek të rinjtë që dëshirojnë të merren me sport dhe kanë nevojë për ndërrim të valvulet si dhe tek moshat e shtyra (70 vjet e tutje)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Pacienti i operuar është liruar në shtëpi në ditën e pestë pas operimit në gjendje të mirë të përgjithshme.