Filloj takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesi e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Ata po diskutojnë rrugët dhe ritmin e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në radhë është tashmë takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët.