Gjatë ditës së sotme ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë.
Ndeshja do të luhet më 18 nëntor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, shkruan albinfo.ch.
Përmes faqes zyrtare, Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen, e cila do të luhet në Basel duke filluar nga ora 20:45.
Sipas njoftimit, çmimi i biletave varion nga 15 deri në 95 euro.
Ndryshe, ndeshja e parë mes Kosovës dhe Zvicrës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat 2:2.
Linku për blerjen e biletave: https://www.ticketmaster.ch/sports/fussball/11/events