Sot ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje, mirëpo ende pa nisur shitja e tyre, faqja online e cila shërben për shitjen e biletave Tiks.app, është bllokuar, e disa qytetarë të cilët duket se kanë arritur t’i blejnë biletat kanë filluar t’i shesin ato në tregun e zi.
Interesimi i madh i qytetarëve për ta parë ndeshjen Kosovë-Angli ka bërë që ende pa nisur shitja e biletave, faqja Tiks.app të bllokohet.
Kësisoj, ka qenë e pamundur qasja në këtë faqe për të plotësuar të dhënat e nevojshme për blerjen e biletave.
Megjithatë, disa persona duket se tashmë kanë arritur t’i sigurojnë biletat dhe kanë vendosur t’i shesin ato online në web faqen MerrJep, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.

