Disa vendpushime skish kanë vendosur të hapen që në fillim të këtij muaji, informon albinfo.ch.
Ani pse tetori ishte muaji më i nxehtë, nëntori solli ndryshim të motit.
Një sërë vendpushimesh në lartësi të mëdha do të inaugurojnë sezonin e tyre të skive gjatë muajit nëntor.
Të shtunën, (më 5 nëntor) në zonën Verbier u hap zyrtarisht sezoni i skijimit.
Më 12 nëntor, në Glacier 3000, po ashtu do të hapet sezoni.
Ndërkohë që më 19 nëntor zyrtarisht sezoni do të hapet në Zinal, Grimentz, St-Luc dhe Vercorin.
Këtë vit vlen të theksohet se shumë vendpushime po rrisin çmimin për të kompensuar koston më të lartë të energjisë elektrike të përdorur për funksionimin e ashensorëve të skive. /Albinfo.ch