Prej të hënës e deri më 27 gusht në Prishtinë do të mbahet Seminari i 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Drejtoria e këtij Seminari ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përkatësisht në kurse e seminare në fushën e albanologjisë.
“Seminari do t’i zhvillojë punimet nga 15 deri më 27 gusht. Ardhjen e kanë konfirmuar më se 120 studiues të shqipes nga vende të ndryshme të botës”, ka theksuar drejtoria e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe.
Seminari punimet do t’i zhvillojë në Fakultetit e Filologjisë në Prishtinë.