Votat do të numërohen sonte dhe më pas do të shfaqen rezultatet.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se me numërimin e këtyre votave nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Një gjë është e qartë se pas shpalljes së këtyre rezultateve, ankesa të shumta do të adresohen nga Nisma Socialdemokrate në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, pasi ky subjekt po pretendon se është shkelur ligji në disa raste.