Në Bazel ka filluar ndeshja Zvicër-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Sa i përket formacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Arijanit Muriqi janë mungesat e ekipit në këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri për Kombëtaren e Zvicrës zhvillon sot ndeshjen e tij të 118-të ndërkombëtare, duke u përballur me ish-lojtarin e kombëtares rekorde, Heinz Hermann. Para tij është vetëm Granit Xhaka me 120 ndeshje ndërkombëtare.
Konsiderohet se në bazë të pikëve, Kosova ka pak gjasa për kalim tutje, ndërsa Zvicrës i duhet fitorja ose barazimi dhe rezultat i favorshëm në ndeshjen tjetër të këtij grupi, mes Izraelit dhe Rumanisë.