Sot në ambasadën e RSH në Berlin filloi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë rezidentë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Në prani të ambasadorit z.Artur Kuko dhe të drejtorit të kompanisë Aleat, z. Jean-Alain JOUAN, shtetasit e parë që aplikuan morën shërbimin për pajisje me dokumente identifikimi (kartë identiteti dhe pasaportë).
Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë me qëndrim në Gjermani që të aplikojnë në portalin e-albania.al, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e nevojshme që janë në portal.” /Albinfo.ch


