Pas Elvir Malokut, FIFA ka dhënë lejen edhe futbollistit Taulant Seferi, që të luajë për Shqipërinë U-21. njofton albinfo.ch.
Ai më parë kishte luajtur për grupmoshat e Maqedonisë, derisa FSHF ka dërguar kërkesën që të luajë për kuqezinjtë, duke marrë përgjigje pozitive.
Taulant Seferi ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë dhe luan tek Young Boys, në skuadrën e njohur zvicerane.
Seferi luajti për Shqipërinë U-21 ndaj Francës në miqësore, kurse tani ka drejt edhe në garat zyrtare.