FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.
“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.
Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.
“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoj ofrohet edhe kredibilitet.
“Ata ishin të shqetësuar se lojtarët e tyre po merren nga klubet e jashtme, të vendeve të ndryshme”, ka thënë Vackle nga FIFA.
Disa lojtarë të lindur në Kosovë, e më vonë të vendosur në Zvicër, luajnë për ekipet që intonon himnin e vendeve adoptime.
Statutet e FIFA-s ua lejojnë lojtarëve që kanë lidhje me Kosovën të transferojnë detyrimet që kanë nga një ekip kombëtar nëse vendi i tyre fiton njohje të plotë ndërkombëtare.