Skip to content

Fidan Aliti largohet nga “FC Luzerni”, shkon në Moldavi

Futbollisti Fidan Aliti, është larguar nga klubi zviceran “FC Luzern” për të kaluar në klubin “Sheriff Tiraspol” në Moldavi. Lajmin e ka kumtuar edhe vet klubi, shkruan “albinfo.ch”.

 

Mbrojtësi i majtë 21 vjeçari, me origjinë nga fshati Miratoc i Luginës së Preshevës kishte nisur që nga mosha 5 vjeçare të luaj futboll në ekipin e Baselit. Një kohë ishte pjesë e e klubit jo shumë të njohur  “BSC Old Boys”, ndërsa që nga marsi i vitit 2014, ai nënshkroi kontratë profesioniste deri në vitin 2016 më klubin e “Luzern”-it.

Gjatë ndeshjeve që ka zhvilluar më klubine elitës zvicerane, Aliti ka qenë shtyllë kyçe për mbrojtjen e Luzern-it, ku pos evitimit të rrezikut, ai është dalluar edhe për krosimet e tij si dhe më furnizimin e topave nga mbrojtja për në sulm, njofton “albinfo.ch”.

Në korrik të këtij viti, në ndeshjen përgatitore që Luzerni e humbi nga Borussia Dortmund me rezultat 1-4, ai pati një lëndim që nuk arriti më të kthehet në formën e mëparshme.

Fidan Aliti është i vetmi futbollist nga Presheva që është pjesë e kombëtares shqiptare, ndonëse jo i ftuar në listën e fundit të De Biazit për ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian.